Santos, pas Robinhos kërkohet Dinho

13/08/2014 00:00

Santos kërkon të bëjë gjëra të mëdha dhe, pasi ka rikthyer në “Urbano Caldeira” “djalin” e tyre Robinho, Odilio Rodriguez, i cili mban postin e zv/presidentit të klubit brazilian, po punon për të përfshirë në ekip një tjetër brazilian “luksi”, i cili ka qenë dikur në krah të Robinhos me fanelën e Milanit.

Bëhet fjalë për Ronaldinhon, i cili pasi ka ndërprerë kontratën me Atletico Mineiron, tashmë është në kërkim të një ekipi të ri, ndërkohë që me Santosin duket se i ka të gjitha gjasat për t’u bashkuar.

Dhurata për tifozët e Santosit, skuadër që aktualisht është e nënta në “Brasileirao” dhe vjen nga humbja e derbit me Corinthiansin, do të ishte pikërisht formimi i dyshes së sulmit Binho-Dinho, me 34-vjeçarin që kërkon stimuj të rinj pas fitimit të Recopa Sudamericana, pak muaj më parë.

Përveç kombëtares “Selecao”, ata të dy kanë luajtur së bashku edhe te Milani për pak muaj, gjatë sezonit 2010-11, kur është fituar edhe titulli i fundit kampion nga kuqezinjtë.

Top Channel