Ancelotti: Kroos ishte fenomenal

13/08/2014 00:00

Që në ndeshjen e parë me ekipin e Realit të Madridit, Toni Kroos ka treguar se drejtuesit e Bayern Munchen kanë bërë një zgjedhje mjaft të gabuar duke e trasferuar për në Madrid.

Pavarësisht se Ronaldo ishte ai që shënoi dy gola, duke i dhënë fitoren madrilenëve ishte gjermani ai që u vlerësua nga trajneri pas përfundimit të ndeshjes së Superkupës së Europës.

“Paraqitja e Toni Kroos ishte fantastike. Ai ishte i shpejtë dhe i qartë në çdo veprim që bërë. Në këtë ndeshje lojtarët e rinj treguan cilësi të mira”, tha Anchelotti pas ndeshjes.  

Top Channel