Flamurtari, afrohen Fortunato e Vucaj

12/08/2014 00:00

Braziliani Gilberto Fortunato është zyrtarisht futbollist i Flamurtarit. Ish-sulmuesi i Tiranës firmosi një kontratë 2-vjeçare, me të drejtë rinovimi, me skuadrën vlonjate, me të cilën kërkon të ngjitet në majën më të lartë të futbollit shqiptar.

“Besoj se kam ardhur në një skuadër të madhe të kampionatin shqiptar. Nuk ishte vetëm ana financiare, që pranova të vishja fanelën e Flamurtarit, por edhe projekti që drejtuesit e klubit kanë për menaxhimin e klubit. Lojtarët që Flamurtari ka në skuadër janë lojtarë tepër cilësorë dhe me kualitete, kështu që kjo besoj se do të na e bëjë punën më të lehtë për të shkuar përpara”, tha Gilberto Fortunato, futbollist i Flamurtarit.

Mësohet se pjesë e skuadrës vlonjate do të jetë dhe ish-kapiteni i Laçit, Erjon Vucaj. 23-vjeçari ka luajtur 69 ndeshje me fanelën e skuadrës kurbinase dhe ka shënuar 19 gola. Ndërkohë, vazhdojnë punimet për t’i ndryshuar faqen stadiumit të qytetit të Vlorës. Në faqen zyrtare të klubit, në rrjetin Facebook, janë publikuar dhe fotot e fasadës së këtij impianti, i cili pritet të jetë një nga më modernët në Shqipëri.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel