Argjentina zgjedh “Tata” Martinon

12/08/2014 00:00

Botërori i këtij viti në Brazil lëkundi shumë pankina kombëtaresh, mes të cilave edhe atë të Argjentinës.

Federata argjentinase e Futbollit, pas dorëheqjes së Alejandro Sabellas, ka zgjedhur pa u vonuar shumë pasuesin e tij. Do të jetë Gerardo “Tata” Martino, ai që do të udhëheqë “Seleccion”-in, që vjen pas finales së humbur në Rio de Janeiro ndaj Gjermanisë.

“Mungojnë vetëm disa detaje, por akordi është arritur dhe me 99% ai do të jetë tekniku i ri i Argjentinës”, ka thënë Jose Lemme, arkëtar i Federatës argjentinase.

Martino, për të cilin është gati një kontratë 4-vjeçare, do të rigjejë Leo Messin, i cili e kishte këshilluar në krye të pankinës së Barcelonës 1 vit më parë, një aventurë që nuk shkoi dhe aq mirë për të, e që në fund të sezonit u shoqërua me largimin e tij nga katalanasit.

Ish-trajneri i Newell’s Old Boys dhe Barcelonës, ku zëvendësoi Guardiolën, ka pasur edhe një eksperiencë me drejtimin e kombëtares së Paraguajit nga viti 2007 deri në 2011. Detyra parësore e tij do të jetë udhëheqja e Argjentinës në Kupën e Amerikës, që zhvillohet në Kili vitin e ardhshëm, si dhe në kualifikueset për në Botërorin e pas 4 viteve, që do të zhvillohet në Rusi.

Top Channel