Ilir Azemi, aksidenti mund t’i kushtojë karrierën

10/08/2014 00:00

Aksidenti i tmerrshëm, që pësoi lojtari kosovar i Greuther Furth, Ilir Azemi, mund t’i kushtojë atij karrierën si futbollist.

Sipas mediave gjermane, 22-vjeçari ka pësuar fraktura në të gjithë trupin dhe do të jetë e vështirë, që ai të rikuperohet plotësisht dhe të rikthehet si më parë.

Ndërkohë, drejtuesit e skuadrës, që luan në Bundesligën e dytë, kanë filluar të kërkojnë një sulmues tjetër.

Këtë lajm e konfirmon edhe presidenti i klubit, Helmut Hak, i cili deklaroi se merkato përfundon më 1 Shtator dhe deri atëherë do të presin dhe do të shohin se çfarë do të bëjnë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel