Ligue 1, pas PSG ndalet edhe Marseja

10/08/2014 00:00

Ka nisur me një barazim rokambolesk, aventura e Marcelo Bielsës në pankinën e Marsejës, pasi skuadra e drejtuar prej tij nuk shkoi më shumë se sa 3-3 ndaj Bastias, ku debutoi gjithashtu në krye të pankinës edhe Klod Makelele, në javën e parë të Ligue 1.

Barazon në këtë nisje të edicionit të ri sportiv edhe Lila, 0-0 ndaj Metz, ndërkohë që kanë mundur të triumfojnë nëpër transferta ekipe si Bordo, 1-0 ndaj Montpellier, Caen, 3-0 ndaj Evian, si dhe St. Etienne, 2-0 ndaj Guingamp.

Fitore ka arritur edhe Nicë, që ka përmbysur shifrat në 3-2 ndaj Tuluzës, si dhe Nanta, me vetëm 1 gol ndaj Lensit.

Kampionati francez nisi ditën e premte, kur zbritën në fushën e blertë kampionët në fuqi të Paris SG, të cilët u ndalën në barazim 2-2 ndaj Reims, pavarësisht se dominuan ndjeshëm dhe shpërdoruan shumë, sidomos në pjesën e parë.

Top Channel