Zyrtare, Diego Lopez tek Milani

09/08/2014 00:00

Diego Lopez është portieri i ri i Milanit. Drejtuesit kuqezinj dhe ata të Realit të Madridit kanë arritur të shtunën marrëveshjen për transferimin e spanjollit në Itali. Diego Lopez do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me 7 herë kampionët e Europës.

Portieri, i cili sezonin e kaluar luajti si titullar të gjitha ndeshjet e kampionatit spanjoll, në prag të këtij sezoni e pa veten në rolin e portierit të tretë pasi Carlo Ancelotti ka vendosur që portier i parë do të jetë Iker Casillas dhe i dytë Keylor Navas, i cili u ble nga Levante pas Botërorit të shkëlqyer që zhvilloi.

Ardhja e Diego Lopezit do të çojë në largimin e Agazzit, i cili vetëm një muaj më parë u afrua tek Milani me parametra zero dhe tani duket se do të transferohet tek Sassuolo. Abbiati dhe Gabriel do të jenë dy portierët e tjerë të kuqezinjve.

Top Channel