Barça arrin marrëveshjen për Vermaelen

08/08/2014 00:00

Barcelona ka arritur marrëveshjen me Arsenalin për blerjen e mbrojtësit Thomas Vermaelen.

Sipas BBC, klubi katalanas do e blejë 18 milionë euro futbollistin belg të Arsenalit.

Blerja do të zyrtarizohet në fundjavë, atëherë kur Barcelona të vendosë edhe termat e kontratës me ish-lojtarin e Ajaksit.

Nëse ky operacion do të realizohet, Thomas Vermaelen do të jetë blerja e gjashtë e Barcelonës për këtë sezon.

Top Channel