Interi, përballë modestëve të Stjarnan

08/08/2014 00:00

Ish-fituesit e trofeut të Europa League, Inter, Totenhem, Borusia M’gladbah, dhe Fejënord kanë mësuar rivalët e tyre për “play-off”-et e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Europë, sa i përket klubeve.

Zikaltrit do të përballen me Stjarnanin e Islandës, ndërsa Lioni do të ketë një përballje më të vështirë, ndaj rumunëve të Astra Giurgiu.

Milanezët e kanë ngritur trofeun në ’91, ’94 dhe ’98. Holandezët e Fejënordit janë shpallur dy herë fitues, në ’74 dhe 2002, e këtë raund do t’i duhet të sfidojë ukrainasit e Zorya Luhansk, të cilët eliminuan Laçin në raundin e parë.

Ndërkohë, Totenhemi, fitues i trofeut në ’72 dhe ’84, do të ndeshet me qipriotët e AEL Limasol. Gladbahu sfidon një kundërshtar ballkanas, Sarajevon e Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa PSV përballet me bjellorusët e Shakhtyor Soligorsk.

Fituesit e 31 çifteve, që do të luajnë ndeshjet e para më 21 Gusht dhe ato të kthimit më 28 Gusht, do t’u bashkohen 7 ekipeve të kualifikuara automatikisht për në fazën me grupe. Veç tyre, do të vijnë edhe humbësit e “play-off”-eve të Champions League.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel