Milani synon Xhemailin

08/08/2014 00:00

Megjithëse ai realizoi një super gol gjatë ditës së mërkurë ndaj Barcelonës, Blerim Xhemaili duket se nuk është në planet e Benitez në sezonin e ri.

Mediat italiane transmetojnë se Milani është hedhur seriozisht në sulm për ta bërë pjesë të tijën për sezonin e ri lojtarin me origjinë shqiptare.

Kontrata e 28-vjeçarit përfundon në vitin 2015 me Napolit dhe De Laurentis duket se nuk ka ndërmend t’ia rinovojë atë.

Kuqezinjtë ofrojnë 3 milionë euro, ndërsa kërkesa e Napolit është 5 milionë euro. Inzaghi ka shprehur dëshirën për ta pasur nën urdhrat e tij lojtarin, për të cilin është interesuar së fundi edhe ekipi spanjoll i Sevilla-s, të cilët janë në kërkim të mesfushori që pas largimit të Ivan Rakitic për te Barcelona.

Top Channel