PSG: Di Maria është i shtrenjtë, por…

07/08/2014 00:00

Di Maria-PSG, tratativë e pamundur. Lajm ky i konfirmuar nga vet presidenti i parizienëve, Nasser al-Khelaifi, i cili gjatë prezantimit të David Luiz me fanelën e PSG-së, është shprehur:

“Kemi folur me Perez, por argjentinasi është shumë i shtrenjtë edhe për ne. Kështu që kemi ndalur tratativat”. Një deklaratë që, duke sjellë në mendje edhe transferimet paraardhëse, nuk të lënë të mendosh se gjithçka ka mbaruar negativisht.

Kjo pasi, fjalët e Al-Khelaifi-t mund të interpretohen edhe si përpjekja e fundit për të ulur çmimin e kartonit të yllit të Argjentinës. Një taktikë shumë e ngjashme me atë të Gushtit 2012, kur ishte thuajse në mes të bisedimeve me Milanin për Thiago Silvan, teksa një deklaratë zyrtare e klubit francez deklaroi të mbyllur çdo diskutim të mundshëm për mbrojtësin brazilian.

Një “mbyllje tratativash” që në fund rezultoi me zyrtarizimin e blerjes së lojtarit, brenda shumë pak ditëve.

Top Channel