Guardiola nuk i jep dorën trajnerit kundërshtar

07/08/2014 00:00

Pep Guardiola e shfaqi hapur zemërimin e tij pas humbjes që Bayern Munchen pësoi ndaj një seleksioni yjesh të kampionatit amerikan të futbollit (MLS).

Trajneri spanjoll nuk e pranoi aspak lojën e rëndë të amerikanëve në një ndeshje miqësore dhe pas ndeshjes refuzoi t’i shtrëngonte dorën trajnerit Caleb Porter, i cili e ndiqte nga pas në përpjekje për ta takuar.

Ndeshja që përfundoi 2-1 për yjet e MLS-së me gola të shënuar nga Wright-Phillips dhe Donovan, të cilët përmbysën golin e Robert Lewandowskit, ishte objekt polemikash për shkak të disa ndërhyrjeve të rënda ndaj lojtarëve të klubit gjerman.

Top Channel