Xhemaili, gol nga 30 metra Barcelonës

06/08/2014 00:00

Blerim Xhemaili ishte autor i një goli nga rreth 30 metra, i cili i dha fitoren ekipit të Napolit në ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës.

Goli i vetëm i kësaj ndeshjeje u shënua në minutën e 80-të, por duhet përmendur se pavarësisht gjuajtjes së fortë të shqiptarit nga Maqedonia edhe portieri i ri i Barcelonës nuk u tregua në lartësinë e duhur.

Portieri Claudio Bravo ishte protagonist i një pritje të jashtëzakonshme në pjesën e parë, pas një goditje me kokë të Marek Hamsik.

Së fundi është folur për një transferim të mundshëm të Xhemailit drejt kampionatit rus, por deri tani nuk ka asgjë konkrete.  

Të shohim nëse me golin e realizuar ndaj Barçës, lojtari do të fitojë besimin e trajnerit Benitez apo ky gol do të shërbeje për të rritur vlerën e kartonin të tij.  

Top Channel