“Cristiano dhe Messi trembin fëmijët”

06/08/2014 00:00

Thierry Henry ka deklaruar se Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk luajnë futboll, gjë që sipas këndvështrimit të tij e bën Thomas Muller.

Sulmuesi francez që tashmë luan në kampionatin amerikan të futbollit theksoi se dy yjet aktualë të futbollit botëror bëjnë “truke”, por futbolli nuk është ky.

“Futbolli është ai që luan Thomas Muller. Nëse do të kisha djalë, do i thoja të shikonte futbollistë si Muller dhe Ribery. Ajo që bën Cristiano dhe Messi i frikëson fëmijët. Ata duhet të imitojnë Mullerin”, tha ish-sulmuesi i kombëtares franceze.

Henry vazhdoi me lëvdatat për sulmuesin gjerman: “Njerëzit nuk shohin atë që ka bërë Mulleri në Botëror. Mbron, sulmon, kontrollon topin kur duhet ta kontrollojë, kthehet kur duhet të kthehet dhe godet kur duhet të godasë.”

Top Channel