Spanja, Xavi tërhiqet nga kombëtarja

05/08/2014 00:00

Xavi Hernandez bëri të ditur se nuk do të luajë më me kombëtaren spanjolle pas zhgënjimit që pësoi në Botërorin e Brazilit, ku Spanja u eliminua që në fazën e grupeve.

“Kam vendosur të tërhiqem nga përfaqësuesja, e ndjej se e kam përfunduar ciklin tim. Falenderoj të gjithë trajnerët që kam pasur që nga U-17. Kemi arritur shumë suksese dhe jam krenar për këtë. Pësova një zhgënjim të madh kur mbeta jashtë formacionit në ndeshjen ndaj Kilit dhe tani jam thjesht një tifoz më shumë i Spanjës”, deklaroi mesfushori i Barcelonës në një konferencë për shtyp.

Ai shpjegoi edhe qëndrimin në Spanjë kur dukej i sigurtë largimi i tij nga skuadra “azulgrana”: “Pësova dy zhgënjime personale të mëdha në fund të sezonit të kaluar. Isha në stol në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Atleticos dhe ndaj Kilit në ndeshjen përcaktuese për kalimin e grupit. Ishte një vendim i nxituar nga ana ime, por kam ndërruar mendje dhe do të jem një lojtar i rëndësishëm për skuadrën sërish.”

Top Channel