Trajneri i Greqisë në Botëror dënohet 8 ndeshje

05/08/2014 00:00

Portugezi Fernando Santos, i cili ishte trajner i Greqisë në Kampionatin Botëror “Brazil 2014” është dënuar 8 ndeshje nga organi disiplinor i FIFA-s, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Kosta Rikës në 1/16-at.

Në një deklarate të FIFA-s, të bërë publike gjatë ditës së hënë, thuhej se Santos është dënuar me 8 ndeshje pas disa akteve anti sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Portugezi u largua menjëherë nga drejtimi i grekëve pas përfundimit të Botërorit, pasi aty mbyllej edhe kontrata e tij. Ai u zëvendësua në këtë post nga italiani Claudio Ranieri.

Top Channel