Beckenbauer: Kapiteni i Gjermanisë? Schweinsteiger

04/08/2014 00:00

Presidenti i Nderit i Bayern Munchen, Franz Beckenbauer, deklaroi se Bastian Schweinsteiger është njeriu i përshtatshëm për të qenë kapiten i Gjermanisë tani që Philipp Lahm u tërhoq nga kombëtarja.

“Mendoj se Shweinsteiger është pasardhësi logjik i Lahmit. Është një udhëheqës i lindur”, theksoi Beckenbauer.

“Kaizeri” shtoi se Mats Hummels duhet të jetë kapiteni i dytë dhe se Manuel Neuer nuk duhet të konsiderohet fare për këtë rol pasi nuk është rol i përshtatshëm për një portier.

Top Channel