Makina përplas për vdekje 25-vjeçarin

03/08/2014 00:00

Një aksident i rëndë, me pasojë një të vdekur, ka ndodhur gjatë mbrëmjes në qytetin e Shijakut. Një 25-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet, i cili drejtohej nga një 19-vjeçar.

Burime nga policia bëjnë të ditur se personi që ka humbur jetën është shtetasi Luan Ndoi. Ndërkohë që drejtuesi i automjetit tip “Opel” me targa Dr 1186 F është Sali Tabaku, i cili është shoqëruar në polici.

Rrethanat e këtij aksidenti janë ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një tjetër person humbi jetën gjatë pasdites së të dielës, pasi u aksidentua me motor.  Ngjarja ndodhi në fshatin Sheq-Marinas të Fierit. Viktima është identifikuar si shtetasi Pandeli Naka, 67 vjeç.

Top Channel