Conte në krye të Italisë?

02/08/2014 00:00

Zërat për emerimin e Antonio Conte-s në krye të stolit të kombëtares italiane sa vijnë e përforcohen.

Së fundmi është gazeta “La Repubblica” e cila në sektorin sportiv të saj thotë se për ish-trajnerin e Juventusit është gati kontrata. Sipas saj, Contes do t’i ofrohet një kontratë 2-vjeçare me një pagë prej 1.7 milion eurosh në sezon.

Në kushte të tilla parashikohet që Conte të drejtojë “Axurrët” në fushatën eliminatore për Euro 2016 dhe në finalet e këtij europiani, gjithnjë nëse do ta kualifikojë skuadrën.

Të njëjtat burime thonë se Conte është i preferuari i Tavecchio-s kandidatit potencial për të drejtuar federatën italiane të futbollit, i cili shihet si favorit në garën përballë Albertinit. Ky i fundit preferon një trajner me përvoja ndërkombëtare, si Mancini.

Top Channel