NBA, Paul George thyen këmbën (Pamje të rënda)

02/08/2014 00:00

Paul George, basketbollisti i Indiana Pacers dhe kombëtares amerikane të basketbollit që njihet ndryshe me emrin “Dream Team”, theu këmbën gjatë ndeshjes miqësore që lojtarët e SHBA-së luajtën mes tyre në prag të nisjes së Botërorit në Spanjë.

Dëmtimi ishte shumë i rëndë dhe ndeshja u ndërpre menjëherë dhe lojtari u transportua në spital për operacion.

Kur duheshin edhe 9 minuta e 30 sekonda nga përfundimi i takimit, George u nis me vrull drejt koshit të tij për t’i bërë një bllok Hardenit, por kur ra në tokë, këmba e djathtë ra mbi bazën e koshit dhe u thye në dysh.

Top Channel