Fut dorën për ta përkëdhelur, tigri i shkëput krahun

01/08/2014 00:00

Duhej të ishte një vizitë kënaqësie, por një 11-vjeçar u largua me një krah më pak nga kopështi zoologjik i Paranas në Brazil.

11-vjeçari futi dorën brenda hekurave rrethues të kafazit të një tigri për ta përkëdhelur atë. Por mesazhi nuk u mor sic duhet nga kafsha që e sulmoi duke i shkëputur një pjesë të mirë të krahut.

Grupet e emergjencës ndërhynë menjëherë për të ndalur gjakderdhjen. I riu u transportua menjëherë në spital. Ai është jashtë rrezikut për jetën, vetëm se tani e tutje duhet të bëjë pa njërin krah.

Policia braziliane prangosi dhe më pas liroi të atin e fëmijës që do të hetohet në gjendje të lirë për neglizhencë.

Top Channel