Jessica Alba, e magjishme në kopertinën e “Maxim”

01/08/2014 00:00

Në muajin gusht Jesicca Alba do të kthehet në sallat e kinemave me rolin e striptistes sensuale  Nancy Callahan në filmin “Sin City 2”  të Robert Rodriguez dhe Frank Miller,  9 vjet pas serisë së parë të tij. 

Në  pritje të prezantimit të filmit aktorja ka dalë në kopertinën e revistës “Maxim” duke pozuar me bikini për objektivin e fotografit Cliff Watts.

Pikërisht gjatë këtyre ditëve është prezantuar edhe traileri zyrtar që sjell jo pak surpriza duke nisur me pjesëmarrjen e Lady Gaga-s. Pasi kishte bashkëpunuar me Rodriguez në setin e “Machete Kills” në vitin 2013 popstari dëshironte që të kthehej të punonte në “Sin City 2”, ku interpreton rolin e kamarieres.  

Konfirmimi vjen edhe nga Lady Gaga nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke shprehur entuziazmin , “Është e vërtëtë. Do të jem në “Sin City 2” me partnerin tim të preferuar Joseph Gordon-Levitt. E dashuroj Rodriguez dhe ky film është i mrekullueshëm”.

FOTO GALERI
1/6
Jessica Alba, e magjishme në kopertinën e `Maxim`

Top Channel