Lukaku kalon tek Evertoni

01/08/2014 00:00

Sulmuesi belg, Lukaku tashmë do të jetë një lojtar i Evertonit. Ardhja e Diego Costës dhe së fundmi i Drogbas duket se ia kanë mbushur mendjen trajnerit Mourinho të shesë për 28 mln paund lojtarin

Gjatë sezonit të kaluar belgu ishte huzuar te skuadra e Evertonit. 21 vjeçari belg hyn në historinë e klubit si blerja më e kushtueshme e skuadrës së Evertonit.

Kohët e fundit për Lukakun tregoi interes edhe Juventusi, por tashmë italianëve i mbetet të mendojnë për një lojtar tjetër nëse duan të përforcojnë sulmin.

Top Channel