Tenis, Nadal rrezikon US Open

31/07/2014 00:00

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 2 i renditjes botërore në këtë sport, nuk do të marrë pjesë në turnetë Master 1000 të Torontos dhe Cincinnati-t.

Sportisti i lindur në Majorka ka rënë viktimë e një dëmtimi në pulpë, që do ta detyrojë atë të mungojë në dy turnetë verorë në tokën amerikane, ku do të kishte mundësi të mbronte të tjerë tituj.

Megjithatë, edhe US Open, që do të nisë në Nju Jork më 25 Gusht, duket në rrëzik. “Do të jem jashtë për 2-3 javë”, është shprehur Rafa Nadal.

“Për fat të keq, jam dëmtuar në pulpën e djathtë gjatë stërvitjes së djeshme. Pasi kreva testet dhe fola me mjekët e mi, kam vendosur të qëndroj pushim për 2-3 javë. Më vjen keq që nuk mund të mbroj titujt në Toronto dhe Cincinnati, megjithatë falënderoj të gjithë për mbështetjen”.

Top Channel