Ronaldinho: Nuk do ta lë futbollin, kam oferta

31/07/2014 00:00

Ronaldinho nuk do të tërhiqet nga futbolli dhe ka njoftuar se së shpejti do të bëjë të ditur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Ish-lojtari i PSG-së, Barcelonës dhe Milanit në Europë ka deklaruar gjatë një konference për shtyp pas largimit nga brazilianët e Atletico Mineiros se nuk do i japë lamtumirën futbollit.

“Nuk do të tërhiqem, javën tjetër vendos të ardhmen. Telefoni i agjentit tim nuk po pushon, kam shumë oferta”, tha 34-vjeçari.

Ronaldinho po kërkohet nga shumë skuadra amerikane, por edhe nga QPR-ja e Beshiktashi.

Top Channel