Inter, mungojnë edhe dy blerje

31/07/2014 00:00

Edhe dy blerje dhe merkatoja e Interit do të mbyllet. Kështu ka thënë Thohir, presidenti i klubit zikaltër, i cili për televizionin zyrtar të Interit është shprehur: “Jemi të kompletuar, mungojnë vetëm një mesfushor dhe një sulmues për të bërë 22 lojtarë.”

“Do të marrim pjesë në kampionat, Kupën e Italisë dhe Europa League. Kemi blerë lojtarë si Vidiç, Dodo dhe M’Vila. Do të japim maksimumin në tre kompeticionet ku luftojmë dhe për këtë na duhet ekuilibër. I kemi idetë e qarta dhe po kërkojmë dy lojtarë me grintë dhe vendosmëri”, tha presidenti i Interit.

Thohir theksoi se zikaltërit i kanë të gjitha mundësitë që të luftojnë për titullin kampion në Itali: “Jam optimist. Objektivi është të luftojmë me këdo. Napoli, Roma dhe Juventus janë përforcuar, por kam besim se do të luftojmë për titullin.”

Top Channel