Ukrainë, përleshje në ndeshjen e Champions

31/07/2014 00:00

Në ndeshjen e raundit të tretë eliminator të Uefa Champions League mes Dnipro dhe Kopenhagenit të luajtur në stadiumin e Kievit, mbështetësit e ekipit danez kanë kaluar momente paniku.

Para fillimit të ndeshjes, duke përfituar edhe nga mungesa e shërbimit të sigurisë, qindra ukrainas kanë sulmuar tifozët miq, duke i detyruar ata të futen në fushën e lojës.

Incidentet e ndodhura vonuan me disa minuta fillimin e takimit, gjatë të cilit nuk u regjistruan më episode të tilla. Ndeshja mes dy ekipeve u mbyll në barazim 0-0, me Kopenhagenin që niset tashmë i avantazhuar për ndeshjen e kthimit.

Top Channel