PD: Rama i bën dhuratë Frrokut

30/07/2014 00:00

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama se i bëri dhuratë deputetit Mark Frroku me humbjen e dëshimtarit kyç në gjyqin e të vëllait. Opozita tha se po vendosen institucionet e shtetit në shërbim të interesave kriminale të klaneve të pushtetit.

“Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së shtetit të nisë menjëherë hetimet dhe të vendosë para ligjit përgjegjësit dhe këdo që është përfshirë në këtë pazar politik në kurriz të ligjit, në kurriz të drejtësisë. Kryeministri Edi Rama u faktua sot para të gjithë shqiptarëve që është gati të shkelë ligjin dhe të manipulojë një proces gjyqësor për vrasjen e një oficeri të lartë të policisë vetëm e vetëm për të ruajtur karrigen e tij. Nëse ky skenar do të shkojë deri në fund, sic janë të gjitha gjasat, ky është në të vërtetë fundi i shtetit ligjor në vend”, deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi.

Top Channel