Ndërron jetë presidenti i Fed. argjentinase

30/07/2014 00:00

Presidenti 82-vjeçar i Federatës argjentinase të Futbollit, Julio Grondona, ka ndërruar jetë ditën e mërkurë.

Ai ishte shtruar në spital mëngjesin e së martës, në qendrën spitalore private “Sanatorio Mitre”, që gjendet në rajonin fqinj me qytetin e Buenos Airesit, Once, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për aneurizëm aortik.

Zëvendës/presidenti i AFA-s, Luis Segura, zv/presidenti i dytë Juan Carlos Crespi dhe drejtori i përgjithshëm i ekipit kombëtar, Carlos Bilardo, u drejtuan menjëherë drejt klinikës spitalore, kur lajmi për ndarjen nga jeta të Grondonës u konfirmua.

Grondona ka qenë në krye të AFA-s që prej vitit 1979.

Top Channel