SMS në Facebook, së shpejti vetëm nëpërmjet Messenger

30/07/2014 00:00

Facebook ka nisur ndryshimin e madh për aplikacionet e tij mobile duke u sugjeruar të gjithë klientëve të aplikacionit standard që të shkarkojnë aplikacionin Messenger.

Rrjeti social më i madh në botë ka nisur fushatën e njoftimti të klientëve duke u dërguar njoftimin se “së shpejti nuk do të jetë më i mundur komunikimi nëpërmjet mesazheve private mes përdoruesve në aplikacionin standard, por vetëm nëpërmjet Messenger”. Ky i fundit numëron deri më tani rreth 200 milion përdorues dhe pas këtij hapi të Facebook pritet që shumë shpejt të kapë 500 milion.

Mbyllja e opsionit të mesazheve private në aplikacionin standard do të nisë fillimisht nga aparatet telefonikë apo tabletët me sistem operimi Android e më pas ata iOS.

Një hap i tillë ishte njoftuar që në muajin prill. Kompania e Mark Zuckerberg po i mëshon gjithnjë e më shumë aplikacionit Messenger duke e përditësuar herë pas here atë, pavarësisht se pak muaj më parë bleu për shumën rekord prej 19 miliard dollarë shërbimin e mesazheve Ëhat’s Up.

E për të mos mbetur mbrapa me rivalët në treg, edhe “Twitter” njoftoi ndryshime në mënyrën e komunikimit privat mes përduruesve të tij duke synuar thjeshtëzimin dhe përhapjen sa më gjerë të tij.

Top Channel