Argjentina, në prag falimentimi
30/07/2014 00:00
Argjentina është vetëm disa orë larg falimentit.
Ministri i saj i Ekonomisë përgatitet të rikthehet në tryezën e negociatave në Nju Jork, pas dështimit të një përpjekjeje të minutës së fundit, për të shmangur pamundësinë e shlyerjes së borxhit.
Investitorët kërkojnë të paguhen 1,3 miliardë dollarë për letrat me vlerë që zotërojnë.
Një gjykatës në Shtetet e Bashkuara vendosi që, në mungesë të arritjes së një marrëveshjeje, shlyerja e borxhit duhet kryer deri mbrëmjen e sotme.
Top Channel