Konkurrenca në portën e Barcelonës

30/07/2014 00:00

Claudio Bravo është një nga lojtarët e rinj të Barcelonës 2014-2015. Portieri nga Kili do të luftojë për një vend në formacion me Ter Stegen dhe Masip e kjo gjë sipas tij është shumë e mirë për skuadrën.

“Po stërvitemi shumë mirë dhe po japim maksimumin. Kemi një konkurrencë të pastër mes nesh”, tha Bravo për kanalin zyrtar të Barcelonës.

Portieri u shpreh i lumtur për mundësinë që iu dha për të luajtur në Camp Nou: “Kam dy ditë në stërvitje dhe kanë qenë dy ditë të mrekullueshme. Më kanë pritur shumë mirë dhe kjo gjë të ndihmon të përshtatesh shumë shpejt.”

Top Channel