Milan, Galliani: Tifozë, kini besim!

30/07/2014 00:00

Adriano Galliani, në ditën kur mbush 70 vjeç, i drejtohet tifozëve të Milanit pas dy humbjeve të rënda në Guinness Cup, ku kuqezinjtë kanë pësuar 8 gola duke shënuar vetëm 1 (3-0 ndaj Olympiacos dhe 5-1 ndaj Manchester City).

Dy ndeshje shumë të dobëta të skuadrës së drejtuar nga Filippo Inzaghi që kanë shqetësuar pa masë dashamirësit e kësaj skuadre, të cilët nuk arrijnë të kuptojnë pse drejtuesit nuk ndërhyjnë në merkato për të ringritur ekipin në nivele të larta.

“Kam folur me Inzaghin dhe ai më tha që po e sheh skuadrën të përmirësohet ditë pas dite. Jam i bindur se do të zhvillojmë një sezon të mirë pasi kemi një trajner shumë të aftë dhe të përkushtuar”, tha administratori i deleguar i Milanit.

Galliani kërkoi nga tifozët që të kenë besim: “Duhet të kenë besim të gjithë pasi besimi do i shpërblehet.”

Top Channel