Real-Roma, sherr Pepe-Keita

30/07/2014 00:00

Miqësorja mes Realit të Madridit dhe Romës pati një sherr mes futbollistëve që pa nisur ndeshja. Keita dhe Pepe patën një mosmarrëveshje në momentin e përshëndetjes protokollare të dy ekipeve dhe u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të mos lejuar përshkallëzimin e sherrit.

Keita, ish-futbollist i Barcelonës, nuk i dha dorën mbrojtësit të Realit, i cili i kërkoi arsyen e këtij veprimi dhe aty u ngatërrua gjithçka.

Mesfushori nga Mali i lëshoi një shishe uji Pepes, i cili u godit në shpatull, por ishin lojtarët e tjerë ata që qetësuan gjakrat.

Këta dy futbollistë kanë pasur disa “fërkime” gjatë Klasikeve Real-Barça dhe në miqësoren e zhvilluar në Dallas armiqësia mes tyre u shfaq sërish.

Top Channel