Laura Pausini, incident “hot” gjatë koncertit në Lima

30/07/2014 00:00

Gjatë një koncerti në Peru, Laura Pausinit i ka ndodhur një incident i nxehtë. Robdëshambri që kishte veshur është hapur duke treguar gjithçka.

Një incident mund t’i ndodhë të gjithëve, por diferenca është sesi përballemi me incidente të tilla dhe këngëtarja romane ka zgjedhur ironinë.

“Ajo çfarë është parë është parë. Unë e kam si të gjitha”, ka thënë Laura Pausini.

Gjatë performancës së këngës së fundit “Jamàs Abandonè” ajo kishte zgjedhur të vishte një robdëshambër, por pa të brendshme. Një finale koncerti pak “intime”. Videoja e publikuar është shpërndarë më shpejtësi duke bërë xhiron e rrjeteve sociale .

FOTO GALERI
1/4
Laura Pausini, incident “hot” gjatë koncertit në Lima

Top Channel