F1, Rosberg: Mamaja nuk ka parë asnjë garë timen

29/07/2014 00:00

Nico Rosberg, udhëheqësi i klasifikimit të përgjithshëm të pilotëve në Formulën 1, ka deklaruar se nëna e tij nuk ka parë asnjë garë ku ai merr pjesë.

“Nuk ka parë kurrë asnjë garë timen. Në momentin që zhvillohet gara, ajo del shëtitje ose pastron shtëpinë dhe pas garës i thotë babai si shkuan gjërat”, tha gjermani i Mercedesit për revistën e kompanisë ajrore Lufthansa.

“Mamaja donte që të merresha me tenis apo golf në mënyrë që të mos shqetësohej për mua çdo dy javë”, shtoi Nico Rosberg.

Top Channel