Babai i Tevez lirohet pas pagesës së gjobës

29/07/2014 00:00

Babai adoptues i Carlos Tevez, i cili ishte rrëmbyer mëngjesin e së Martës në Argjentinë, u lirua. Gustavo Galasso avokati i familjes deklaroi se Segundo Tevez, i ati i sulmuesit është mirë.

Sipas burimeve jo zyrtare, familjarët e futbollistit kanë paguar gjobën e vendosur nga keqbërësit, një shifër prej 400 mijë pesos, (rreth 40 mijë euro).

Babai i sulmuesit të Juventusit u ndalua ndërsa ishte në timonin e makinës së tij “Wolkswagen Vento” nga tre njerëz në lokalitetin e Moron në perëndim të Buenos Aires. Disa orë më vonë makina u gjend në zonën e Villa Devoto.

Hetuesit që fillimisht pretendonin se keqbërësit nuk ishin në dijeni të identitetit të personit që kishin rrëmbyer dhe se kërkesa për pagesën e gjobës kishte lindur vetëm pasi kishin mësuar se ishte i ati i Tevez më pas u zhvendosën në një tjetër pistë atë të grabitjes së planifikuar. Shuma që pretendohej për lirimin fillimiusht vërtitej te 2 milionë Peso, rreth 200 mijë Euro.

Versionet e para kundërshtonin njëra-tjetrën. I pari thoshte se babai i lojtarit të Juventusit ishte liruar ndërsa për versionin e dytë vijonte të mbahej peng. Vetëm pas 8 orësh erdhi e vërteta me lirimin e të atit të Tevez që ndodhi në orën 13:40 me atë të Argjentinës.

Carlos Tevez që pasditen e së Martës u largua nga vendgrumbullimi i Juventusit i gatshëm që të fluturonte drejt Argjentinës për ti shkuar në ndihmë të atit sapo morri vesh lajmin e lirimit vendosi të mos e kryente udhëtimin. Edhe pse nuk u nis drejt vendlindjes ishte vetë sulmuesi që u impenjua personalisht në tratativat për lirimin e babait të tij me rrëmbyesit nëpërmjet kontakteve telefonike.

Ky nuk është rasti i parë i rrëmbimit të familjarëve të futbollistëve. Vite më parë në Gjeorgji pengmarrësit morën vëllain e Kakaber Kaladzes, në atë kohë futbollist i Milanit. Pas muajsh të tërë mbajtjeje peng dhe në mungesë të plotësimit të kërkesës së tyre për paratë nga ana e futbollistit të Milanit, pengmarrësit e ekzekutuan atë.

Top Channel