Vidal drejt Manchester United?

29/07/2014 00:00

Arturo Vidal dhe Manchester United janë gjithnjë e më pranë. Sipas mediave angleze mesfushori kilen i Juventusit ka arritur marrëveshjen verbale me “Djajtë e Kuq”, ndërkohë që pritet të sqarojë situatën me bardhezinjtë.

Nga ana e tyre drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë përsëritur qendrimin e tyre se Vidal do të largohet nga Torino vetëm nëse e kërkon vetë këtë. Oferta në drejtim të Juventusit është 60 milion euro, ndërsa 8 milion në sezon do të shkojnë për Vidal në rast të përfundimit me sukses të transfertës.

Vetë futbollisti kilen ka deklaruar disa herë se ndjehet mirë në Torino dhe do të ishte i lumtur nëse do të vazhdonte karrierën e tij tek Juventusi. Por të martën mediat italiane bënë publike kushtin e vendosur nga agjenti i Vidal për të qendruar tek bardhezinjtë; pagë të njëjtë me atë të ofruar nga Manchester United.

Në dukje një pagë prej 8 milion eurosh në sezon vështirë të pranohet nga drejtuesit e Juventusit dhe duhet pritur nëse palët do të gjejnë një rrugë të mesme brenda datës 2 gusht, është pikërisht kjo datë e vendosur nga bardhezinjtë si kusht për mesfushorin dhe Manchester United për të patur kohë që të lëvizin në merkato e të plotësojnë boshllëkun e mundshëm që mund të krijohet me largimin e kilenit.

Top Channel