Shkodër, atentat me armë zjarri

29/07/2014 00:00

Një atentat me armë zjarri ndodhi në orët e vona të së hënës në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë një i ri 23-vjeçar mbeti i plagosur.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave atentatorët po udhëtonin me një motorçikletë dhe kur iu afruan shënjestrës një prej tyre hapi zjarr me një pistoletë.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Jordian Misja” dhe dy atentatorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke lënë pas të plagosur 23-vjeçarin, që është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel