“Ancelotti, trajneri më i mirë i të gjitha kohërave”

29/07/2014 00:00

Ekipi i Realit, i cili ndodhet në SHBA për fazën përgatitore ku po zhvillon edhe turneun veror ‘Guiness Cup’, është vizituar gjatë një seance stërvitore nga ish-lojtari i Juventusit dhe i kombëtares italiane, Alessandro del Piero.

Trajneri i spanjollëve është vlerësuar në maksimum nga bashkatdhetari i tij. “Ancelotti është trajneri më i madh i të gjitha kohërave”, ka thënë Del Piero.

Ndërkohë, edhe Ancelotti e ka komentuar në “Twitter” këtë vizitë, “Kemi kaluar një periudhë të bukur me Alessandro-n. Faleminderit për vizitën tuaj”.

Ish-lojtari i Juventusit nuk e fshehu lumturinë e tij për suksesin e italianit nën drejtimin e Realit të Madrid-it.

“Jam shumë i lumtur që Ancelotti arriti të fitonte Champions-in e dhjetë me Realin. Kjo ishte diçka e madhe për të dhe për ekipin”, tha ai.

Top Channel