Milani, një tmerr i vërtetë

28/07/2014 00:00

Milani shkatërrohet edhe në miqësoren e dytë të turneut Guinnes Cup. Në Pitsburg, kuqezinjtë munden nga rezervat e Manchester City me rezultatin 5-1 dhe në dy ndeshje kanë pësuar plot 8 gola duke shënuar vetëm 1 (ndeshjen e parë e humbën 3-0 ndaj Olimpiakosit).

Anglezët shënojnë menjëherë dy gola me anë të Jovetic dhe Sinclair (12’ dhe 14’), më pas thellojnë avantazhin me Navas dhe Ilheanacho. Para përfundimit të pjesës së parë, është Muntari ai që shënon golin e vetëm për Milanin.

Në pjesën e dytë futet në lojë Mario Balotelli, por nuk ndryshon asgjë në paraqitjen katastrofike të kuqezinjve. Jovetic kompleton “manitën” për Manchester City.

Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi, deklaroi: “Nuk jemi në kondicionin e duhur fizik, por sigurisht që duhet të japim më shumë. Përgjegjësia është e gjitha e imja. Duhet të punojmë shumë për t’u kthyer kompetitivë.”

Top Channel