F1, Alonso: Rrezikuam dhe na doli mirë

28/07/2014 00:00

Fernando Alonso ishte i lumtur në përfundim të Cmimit të Madh të Hungarisë pasi arriti të mbyllte garën në vendin e dytë, si kurrë më parë gjatë këtij sezoni. Spanjolli i Ferrarit pranoi se vetëm një garë e çmendur si kjo mund ta ngjiste në podium.

“Na duhej një garë e çmendur për të arritur podiumin dhe e shfrytëzuam mundësinë që na u dha. Morëm vendime të vështira duke rrezikuar shumë, por në fund gjithçka na doli mirë. Është si fitore për ne ky vend i dytë”, deklaroi Alonso.

“Celësi i suksesit ishin kushtet klimaterike dhe hyrja disa herë e Safety Car. U kthye në një garë kartingu. Ishte si të fitonim lotarinë”, shtoi spanjolli.

Top Channel