Nibali fiton edicionin e 101 të Tour de France

27/07/2014 00:00

Duhet që të kalonin 16 vjet, që nga koha e Pantanit, që një çiklist italian të fitonte në Tour de France dhe ai është Vincenco Nibali, i cili me biçikletën e tij arrin të fitojë jo vetëm xhiron më të famshme në botë por gjithashtu dhe zemrat e francezëve.

Kjo fitore ishte mëse e merituar për italianin, duke pasur parasysh që ai e mbajti për plot 16 etapa të veshur fanellën e verdhë dhe arriti të fitonte në 4 etapa, mes të cilave dhe një sfilitëse mes Pirenejve duke treguar se është një çiklist i kompletuar dhe si malorist, por mbi të gjitha tregoi vullnet për të përballuar ngjitjen më të vështirë, ku sigurisht u ndihmua dhe nga gregarët e skuadrës së tij.

Në etapën e fundit ishte Kittel ai që arriti të triumfonte, duke mposhtur kundërshtarët e tij, norvegjezin Kristoff dhe lituanezin, Navardauskas.

Ndërkohë fanella me pika, ajo e maloristëve, në këtë tur u fitua nga polaku Rafal Majka, ndërsa fanellën jeshile të sprintierit e fitoi sllovaku, Peter Sagan.

Top Channel