Mercedesi i Hamiltonit në flakë

27/07/2014 00:00

Lewis Hamilton do të niset nga bokset në Cmimin e Madh të Hungarisë pasi në provat zyrtare, kur ende nuk kishte regjistruar asnjë kohë të shpejtë, motori i Mercedesit të tij mori flakë dhe mekanikët u detyruan të ndërronin shasinë.

Britaniku e komentoi kështu incidentin e tij të radhës: “Nuk mund të them në televizor atë që mendova kur pashë flakët në makinën time. E pabesueshme! Fati i keq po e ekzagjeron me mua.”

Hamiltoni shpjegoi se të nisesh i fundit në një pistë si ajo e Hungaroringut sjell shumë vështirësi në garë.

“Do të jetë një pasdite e vështirë për mua. Kjo është një nga pistat më të vështira për parakalime, por sfida të tilla tregojnë sa vlejmë ne si skuadër. Duhet të dalim më të fortë nga kjo”, tha kampioni i Formulës 1 në vitin 2008.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel