Mercedes dominon edhe në Hungari

26/07/2014 00:00

Mercedes vazhdon të jetë dominuesi edhe i provave zyrtare dhe këtë gjë e tregoi Nico Rosberg në provat e së shtunës në Hungari, ku arriti të regjistrojë kohën më të shpejtë, pavarësisht problemeve në sesionin e fundit me reshjet e shiut.

Por jo gjithçka shkoi shumë mirë për Mercedes, që ka dominuar këtë sezon, pasi që në sesionin e parë të provave, Lewis Hamilton u detyrua të tërhiqej pasi makina e tij u përfshi nga flakët.

Nëse britaniku pati këtë problem me makinën e tij, Ferrari gaboi në strategji duke lënë jashtë sesioneve të mëtejshme të këtyre provave Kimi Raikkonen, i cili u skualifikua nga Bianchi.

Në vazhdim Red Bull u paraqit shumë mirë duke arritur që falë Sebastian Vettel të renditet në vendin e dytë dhe në linjën e parë të startit.

Ndërkohë, pas Rosberg e Vettel vjen finlandezi Botas me Williams dhe piloti tjetër i skuadrës Red Bull, Daniel Riciardo. Ndërkohë, kohën e pestë më të shpejtë e regjistroi piloti spanjoll i Ferrari, Fernando Alonso.

Çmimi i Madh i Hungarisë do të jetë i fundit përpara pushimeve verore të Formula 1 dhe premton spektakël nisur nga pozicionet e startit të protagonistëve dhe reshjeve të shiut, që duket se do të jenë kërcënuese për garën.

Gjithçka do të trasmetohet të dielën drejtpërdrejtë si gjithmonë në Top Channel, duke filluar nga ora 13:50.

Top Channel