Të gjithë të çmendur pas volejbollistes kazake

26/07/2014 00:00

Nje fizik perfekt, fytyrë e ëmbël, tipare aziatike. Kjo është 18-vjeçarja Sabina Altynbekova, volejbollistja nga Kazakistani që ka fituar shumë shpejt admirimin e fansave nëpër rrjetet sociale falë imazhit të saj.

Sabina duket sikur ka dalë nga seriali i filmave me kartona që ka mbetur në memorien e fëmijëve në vitet 1980-1990  dhe sot mund ta quajmë “Mini dhe kombëtarja e futbollit”. Sabina luan me kombëtaren U-19 të Kazakistanit dhe në ato pak turne që ajo ka zhvilluar me skuadrën, imazhet e saj kanë bërë xhiron e botës.   

Por, duket se “Miss Volejbolli” ka krijuar xhelozi tek shoqet e saj, të cilat nuk e duan më në skuadër: “Asnjë nuk sheh ndeshjet, por të gjthë shikojnë atë”.

Edhe trajneri i saj Nurlan Sadikov ka thënë: “Nuk është e mundur që të shkojmë përpara kështu. Publiku sillet sikur të ishte vetëm ajo në fushë”.

“Në fillim kisha kënaqësi, ndërsa tani po ekzagjerohet. Dua që të përqëndrohem në volejboll”, thotë Sabina.

Faqja e saj në Facebook i ka kaluar 60.000 like për 2-3 ditë. Gjithsesi, duket se pamja e saj fizike po e pengon që të bëhet pjesë e skuadrës kombëtare të të rriturave të volejbollit të Kazakistanit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel