Di Maria drejt PSG-së

26/07/2014 00:00

Angel Di Maria i ka ditët e numëruara tek Reali i Madridit. Sipas gazetës ‘Marca’, argjentinasi do të shitet tek PSG-ja në fillim të javës së ardhshme, menjëherë sapo klubi francez të shesë Lavezzin dhe Pastoren në mënyrë që të jetë në rregull me “fair play”-n financiar.

Paris Saint Germain do i paguajë madrilenëve plot 65 milionë euro dhe kjo do e bënte Di Marian shitjen më të shtrenjtë në historinë e Realit.

Mëngjarashi do të firmosë një kontratë 5-vjeçare dhe do të fitojë 8 milionë euro në sezon, dyfishin e asaj që fiton tek Reali.

Pas Moratës dhe Casemiros, Di Maria është lojtari i tretë që largohet nga Real Madrid.

Top Channel