Frank Lampard prezantohet tek New York City

26/07/2014 00:00

E ardhmja e anglezit Frank Lampard do të jetë Nju Jorku. Ish-mesfushori i Chelsea ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me New York City dhe do të mbajë veshur fanelën me numrin 8.

“Do të luftoj për New York City FC, një klub për të cilin tifozët duhet të ndihen krenarë. Të jesh këtu nuk është një rrezik, por një sfidë për të cilën unë jam i përgatitur”, tha Frank Lampard gjatë prezantimit.

Lampard do të luajë ndeshjen e parë në SHBA në janarin e vitit 2015 pasi vetëm atëherë skuadra e lindur nga partneriteti mes Manchester City dhe klubit të bejzbollit New York Yankees do të futet zyrtarisht në MLS (kampionatin amerikan të futbollit).

Top Channel