Inter, test përballë Realit

25/07/2014 00:00

Me merkaton ende të hapur Interi do të testojë veten të shtunën përballë Realit të Madridit në takimin që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara për trofeun “Guinnes Cup”.

Së bashku me pjesën tjetër të skuadrës udhëtoi edhe Javier Zanneti, por tashmë jo në cilësinë  e kapitenit, por në atë të zv.presidentit. Ndërkohë sa i përket formacionit, trajneri Mazzari duhet të bëjë pa Guarin dhe Taider.

I pari nuk i është bashkuar ende skuadrës pas aventurës në botëror, ndërsa i dyti për shkak të një dëmtimi të lehtë që e ka detyruar të stërvitet veçmas skuadrës. Në kampin madrilen dy janë mungesat e mëdha, Cristiano Ronaldo dhe i blerja e re James Rodriguez.

Më shumë se sa rezultati takimi do t’u shërbejë dy skuadrave për të testuar forcën e tyre dhe për të krijuar ndonjë ide më të qartë për merkaton, sidomos në kampin zikaltër, kur duhet edhe një muaj nga nisja e kampionateve respektive.

Top Channel