SHBA: Sulme ruse në Ukrainë

25/07/2014 00:00

SHBA thotë se ka prova se Rusia ka qëlluar me artileri për tej kufirit, duke shënjestruar pozicionet ushtarake ukrainase. Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë gjithashtu separatistët pro-rusë janë furnizuar me raketa të fuqishme nga Moska.

Rusia i ka mohuar shpesh akuzat se ka dërguar raketa-hedhës në territorin ukrainas. Komenti i Shteteve të Bashkuara vjen vetëm një javë pas rrëzimit të “Malaysia Airlines” në lindje të Ukrainës, për të cilin separatistët pro-rusë janë akuzuar si dëshmitarë nga ndërkombëtarët.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rënies së avionit janë duke u zhvilluar, të udhëhequra nga Holanda, e cila humbi 193 qytetarë të saj , nga 298 që humbën jetën në aksident.

SHBA, e cila ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Rusinë për nxitje të ndjenjave separatiste në Ukrainën Lindore, thotë se kryengritësit ishin autorët e sulmit.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf i tha gjatë së enjtes gazetarëve se kishte prova që tregojnë se Rusia ka qëlluar në drejtim të ushtrisë ukrainase. Por ajo shtoi se, nuk do të jepën detaje të mëtejshme, pasi hetimet janë ende duke u zhvilluar.

Top Channel